INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon aksioni anti-informalitet në Durrës e Vlorë, 2000m2 plazh i rikthehen pushuesve [VIDEO]

Vijon aksioni anti-informalitet në Durrës e Vlorë, 2000m2 plazh i rikthehen pushuesve [VIDEO]

Publikuar më: 10:16 07-08-2019

Vijon aksioni anti-informalitet në plazhet shqiptare.

Këtë herë aksioni i policisë ka vijuar në qytetin e Durrës dhe të Vlorës ku  janë liruar 2000m2 plazh dhe janë proceduar 12 pronarë subjektesh.

Konkretisht në qytetin e Durrësit 2000m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme i është rikthyer pushuesve. Gjashtë persona janë proeduar nga policia. Rezultoi se ata kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës janë proceduar penalisht 6 administratorë biznesesh në Radhimë dhe Himarë.

Procedimi penal ka nisur ndaj tyre sepse nga kontrollet e ushtruara në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këto biznese kanë pasur me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse

Aksioni kundër informalitetit ka qenë kryefjalë e muajit gusht. Për këtë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ndryshohet ligji, ku vija bregdetare do të hiqet nga administrimi i pushtetit lokal dhe do t'i kalojë pushtetit qendror.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432