INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Voltana Ademi flet pas takimit me Borchard: Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur...

Voltana Ademi flet pas takimit me Borchard: Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur...

Publikuar më: 10:01 07-08-2019

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, tregon se nuk do ta lirojë zyrën e bashkisë. Teksa statusin e shoqëron me një foto nga takimi që zhvilloi me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, Ademi hedh akuza të forta për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë shkodranët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht rendin dhe demokracinë e tyre.

"Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë", shkruan kryebashkiakja.

Sipas Ademit, shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

Shkodra është e shkodranëve thotë Ademi, dhe do të jetë gjithmonë e shkodranëve.

"Krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj. Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!"

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615