INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloi para të gjithëve se ai është GAY dhe JO “sheiku i saj nga Dubai”, ky i fundit “hakmerret” ndaj Teas! I publikon këto pamje!

Zbuloi para të gjithëve se ai është GAY dhe JO “sheiku i saj nga Dubai”, ky i fundit “hakmerret” ndaj Teas! I publikon këto pamje!

Publikuar më: 18:30 26-09-2021

Tea Trifoni vazhdon të përfolet vazhdimisht në median rozë.

Pas ndarjes nga Bearti ajo u përfol për lidhje të re me një djalë, i cili e shoqëroi edhe në Dubai.

E pikërisht këto raportime të medias online kanë qenë në fokus të rrëfimit të Teas ditën e djeshme në programin “Goca dhe gra”.

Ajo ka treguar se shoqëruesi i saj është homoseksual prandaj në historitë e sajuara të portaleve nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali. E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin” – deklaroi Tea.

Djali, i cili quhet Gerald, ka publikuar sot në Instastory një foto të Teas pa filtra dhe pa make up. Me shaka, ish-konkurrentja e ka konsideruar si “hakmarrje” nga ana e tij për deklaratën e bërë dje.

“Geri hakmerret dhe më poston pa filtra e pa make up”, ka shkruar ajo. Tea dhe djali në fjalë janë miq të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0040421485900879