INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet data, ja kur nis Big Brother VIP Albania 5

Zbulohet data, ja kur nis Big Brother VIP Albania 5

Publikuar më: 11:31 27-11-2025

Ethet e pritjes për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” duket se po shkojnë drejt fundit, pasi më në fund është zbardhur data se kur do të nisë spektakli i shumëpritur. Pas aludimeve të shumta në rrjet dhe postimeve ngacmuese nga stafi drejtues i Top Channel, kureshtja e publikut për natën e parë ka qenë në kulm.

Sipas “Loki Magazine”, spektakli nën moderimin e Ledion Liços pritet të startojë zyrtarisht mbrëmjen e 20 dhjetorit.

Kjo datë shënon fillimin e aventurës së re televizive, ndërsa tani e gjithë vëmendja e publikut zhvendoset te zbulimi i kastit të personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449