Ndërsa publiku ende është në shok nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, një dëshmi e re hedh dritë mbi gjendjen emocionale të artistit vetëm pak ditë para tragjedisë.
Ish-missi Arbesa Rrahmani ka ndarë publikisht momentin e fundit kur e ka parë këngëtarin, krejt rastësisht, të hënën që lamë pas në Aeroportin e Shkupit, me gjasë pak para nisjes së tij fatale drejt Italisë. Ajo e përshkruan atë si një moment të heshtur dhe të rëndë.
Në postimin e saj, Rrahmani shkruan: ?Shpatin e pashë rastësisht të hënën në Aeroportin e Shkupit, te zona ku pihet duhani! Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua.?
Ajo thekson se, ndryshe nga imazhi i tij gjithmonë i qeshur, kësaj radhe dukej ndryshe. ?Më besoni që nuk ia thashë askujt që e pashë! Ishte i rënduar emocionalisht, e tregonte fytyra e tij. Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,? përfundon ajo.









20 Nov 2025 





