INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet banori

Zbulohet banori "misterioz" që do të bëhet pjesë e BBV?

Publikuar më: 12:36 01-04-2024

‘Prime’ i së martës në Big Brother Vip Albania do të jetë një natë plot me surpriza, emocion ku gjithashtu do të bëhet pjesë e formatit dhe një konkurrent i ri, identiteti i të cilit mbetet i pa zbuluar. Ditën e djeshme ai u shfaq në studion e Fun Club teksa në fytyrë mbane një maskë.

Sipas “Iconstyle” bëhet fjalë për Amarildo Delia, me profesion animator dhe moderator. Gjatë intervistës së zhvilluar ditën e djeshme,ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon.

Megjithatë mbetet të presim mbrëmjen e nesërme për të parë nëse do të jetë Amarildo banori më i ri i shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727