INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë ka më afër zemrës brenda BBV? Heidi flet jashtë shtëpisë së famshme dhe HABIT me deklaratën e saj

Kë ka më afër zemrës brenda BBV? Heidi flet jashtë shtëpisë së famshme dhe HABIT me deklaratën e saj

Publikuar më: 13:29 01-04-2024

Heidi Baci la sot shtëpinë për pak minuta, për të dhënë një intervistë në “Ftesë në 5”, surprizë që e përfitoi pas shtypjes së pulsantit.

E pyetur nga Bieta Sulo nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllimet tona”.

Ndërsa për prindërit e saj, modelja u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.

Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

E pyetur se kë ka më afër zemrës përveç Romeos, përgjigjja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai i duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka ndryshuar mendim edhe për Rozën.

 

“Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar ide edhe për Rozën, gjëra po ndryshojnë çdo minutë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”, tha Heidi në fund të intervistës.

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014