INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja PSE Adriana Matoshit i trokiti policia në derë, ja akuza mbi aktoren!

Zbulohet arsyeja PSE Adriana Matoshit i trokiti policia në derë, ja akuza mbi aktoren!

Publikuar më: 11:30 27-09-2021

Adriana Matoshi është nga aktoret shqiptare më të suksesshme të të gjitha kohërave me shumë çmime nga festivale prestigjioze botërore. Tashmë edhe deputete, Adriana së fundmi është përfshirë në një zënkë me fqinjën e saj. Madje përmes një postimi në “Facebook” ajo ka treguar se policia i ka mbërritur në shtëpi pasi fqinja e saj ishte ankuar.

Shkak për këtë është bërë qeni i Adrianës.

Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se fqinja i ka sulmuar qenin me shapka dhe i ka thënë të bijës 9-vjeçare se do t’i vrasë qenin.

“Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane! Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje! Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.
Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve”, ka shkruar Adriana.

 
Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172