INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Getinjos dhe Vivien, ç’ndodhi gjatë festës së ditëlindjes?

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Getinjos dhe Vivien, ç’ndodhi gjatë festës së ditëlindjes?

Publikuar më: 15:28 01-05-2023

Reperi Getinjo dhe Vivien Thano i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë. Ata e nisën romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” dhe e vazhduan edhe jashtë por mesa duket nuk zgjati shumë.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme i ka cilësuar si të vërteta thashethemet që qarkullojnë në rrjet, për një ndarje të mundshme mes tyre. Duket se shkas për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

"Prive" raporton se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të Getinjos. Arsyeja e këtij konflikti, mbetet sërish mister.

Article Logic
Execution time: 0.0029408931732178