Dyshimet që kanë qarkulluar prej kohësh në media duket se po marrin më shumë peshë. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi i njohur Ledri Vula janë filmuar së fundmi në një klub në Paris, ku shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dy artistët shihen duke kërcyer, kënduar dhe duke shkëmbyer përqafime e puthje gjatë një mbrëmjeje në një club të kryeqytetit francez.
Prej disa kohësh, në media dhe në rrjetet sociale është përfolur për një afrim mes tyre, sidomos pas paraqitjeve të përbashkëta në skenë, ku shpesh janë vënë re shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj i dha fund martesës me aktorin Bes Kallaku rreth dy vite më parë. Ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajka dhe Amen.
Nga ana tjetër, edhe Ledri Vula ka mbyllur kapitullin e lidhjes së tij me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu.








4 Mar 2026 





