INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila i ‘hedh benzinë zjarrit’, shton më shumë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun, ja ç'ka bërë

Xhensila i ‘hedh benzinë zjarrit’, shton më shumë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun, ja ç'ka bërë

Publikuar më: 13:31 22-03-2024

Aludimet për ndarjen mes Xhensilës dhe Bes Kallakut sa vijnë dhe shtohen më shumë, mirëpo deri tani ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga ana e dy personazheve të njohur publik. Së fundmi, ka qenë vetë Xhensila ajo që i ka "hedhur benzinë zjarrit" përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Artistja ka publikuar një video në Instastory dhe bashkangjitur saj ka shkuar: “Mjafton të ketë diell, Ajkë dhe Amen”.

Ky mbishkrim ka lënë të nënkuptohet se Ajka dhe Amen janë duke personat që mbushin jetën e saj, duke lënë kështu jashtë bashkëshortin, Besin.

Besi dhe Xhensila vijojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh dyshja nuk është parë së bashku.

-640-0-65fd4276a731e.png

Article Logic
Execution time: 0.0038971900939941