INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana ndan momente romantike me partnerin e saj, futbollisti 22 vjeçar zbulon se si e thërret reperen në SHQIP!

Loredana ndan momente romantike me partnerin e saj, futbollisti 22 vjeçar zbulon se si e thërret reperen në SHQIP!

Publikuar më: 14:39 22-03-2024

Reperja shqiptare Lodredana Zefi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpersh hër ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo ka postuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi.

Në imazhet e publikuara ku po kalonin një kohë të mirë së bashku, çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, megjithëse ajo që mori të gjithë vëmendjen e ndjekësve ishte komenti i futbollistit në gjuhën shqipe.

“Jeta ime”– ka shkruar Karim, duke treguar se si thërret Loredanën në përkëdheli.

Pas bërjes publike të lidhjes së tyre, çifti janë bërë të pandashëm, ku pavarësisht angazhimeve të shumta në karrierë, Loredana dhe Karim kalojnë shumë kohë së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268