INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW/ Cardi B anulon koncertet për shkak të operacioneve plastike

WOW/ Cardi B anulon koncertet për shkak të operacioneve plastike

Publikuar më: 09:45 22-05-2019

Cardi B është një ndër reperet më të preferuara dhe të suksesshme në mbarë botën.
Turet e koncerteve të saj duket sikur nuk do të mbarojnë ndonjëherë, sepse janë shumë të shpeshta.
Reperja ka anuluar koncertin e saj në Baltimore për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo ka përjetuar disa ndërlikime për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë së fundmi në të pasmet e saj dhe në gjoks.
Sipas TMZ, mjekët kanë konfirmuar se ajo është këshilluar për të qëndruar në shtëpi pasi trupi i saj ka nevojë për pushim. Kjo është dhe arsyeja, pse reperja do ti anuloje për disa kohë koncertet.
Pasi solli në jetë vajzën e saj, Kulture, Cardi B ka qenë e hapur për proçedurat kirurgjikale.
Para disa javësh, në promovimin e linjës së veshjeve në Los Anxhelos tha se performanca i bën keq për të pasmet, por nuk mund të largohej pa i dhuruar diçka të vogël publikut.

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473