INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti në altar, Blero përgatitet për dasmën e tij! Kostumi i tij është gati, shikoni si duket…[FOTO]

Së shpejti në altar, Blero përgatitet për dasmën e tij! Kostumi i tij është gati, shikoni si duket…[FOTO]

Publikuar më: 09:01 22-05-2019

Blero Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika kanë vendosur ta kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 21 shtator të vitit 2019.
Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet i veshur elegant, me një kostum të zi me vishnje.
Veshja e tij është stiluar vetë nga dora e stilistit të njohur Valdrin Sahiti.
“Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, ka shkruar Blero, duke na lënë përshtypjen se ky është kostumi qe do të veshë në dasmën e tij.
Dasma do të zhvillohet në bregdetin shqiptar dhe do të jenë rreth 300 të ftuar, në një resort luksoz në Shëngjin, tek plazhi i njohur “Rana e Hedhun”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711