INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë për operacione plastike në hundë dhe në të pasme, Bebe Rexha flet për herë të parë TROÇ: Kam një...[FOTO]

E akuzojnë për operacione plastike në hundë dhe në të pasme, Bebe Rexha flet për herë të parë TROÇ: Kam një...[FOTO]

Publikuar më: 11:22 09-05-2019

Bebe Rexha ka një trup me forma bombastike, por jo rrallë herë është akuzuar nga mediat se ka bërë ndërhyrje plastike.
Kengëtarja ka treguar se shpesh herë është kritikuar për peshën e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale.
Këtë here ajo është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me fansat e saj për këtë temë në një intervistë të saj të fundit në revistën “Health”.
Pas këtyre thashethemeve, ajo ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet ndërhyrjeve:
“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën”.
“Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi”.
“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike…Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë Bebe duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërhyrje në të ardhmen.

d4ad12931f77af4ec9e1d2eed778fc4f.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936