INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Anxhelina Hadërgjonaj bëhet bashkë me Kylie Jenner për këtë arsye shumë të veçantë! [FOTO]

WOW! Anxhelina Hadërgjonaj bëhet bashkë me Kylie Jenner për këtë arsye shumë të veçantë! [FOTO]

Publikuar më: 09:51 30-05-2019

Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër vajzat më simpatike shqiptare e cila vijon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë të gjithë e dimë që Anxhelina bashkëjeton me grimierin e njohur Ariel, i cili është dhe grimieri i Kylie Jenner.

Ditën e djeshme Ariel ka festuar ditëlindjen dhe Kylie është kujdesur t’i organizojë një festë surprizë ku sigurisht nuk mund të mungonte edhe Anxhelina e cila nga fotot dhe videot e postuara u duk sikur ishte “bashkëpunëtorja” e Kylie për këtë organizim special.

Anxhelina ka publikuar një video në Instagramin e saj, ku Ariel shihet duke e hapur dhuratën e Jenner, e cila për mikun e saj të shtrenjtë ka blerë një unazë me diamante!

Ariel është lumturuar pa masë dhe ka treguar nëpërmjet Instagramit se Kylie Jenner dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë miket e tij më të mira dhe se do të donte që të kalonte gjithë jetën pranë tyre.

 

collageAD.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881