INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç emëroi për kryeministre të Serbisë një pjesëtare të komunitetit LGBT

Vuçiç emëroi për kryeministre të Serbisë një pjesëtare të komunitetit LGBT

Publikuar më: 11:55 16-06-2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka nominuar për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiq, pjesëtare të komunitetit LGBT.

 

Brnabiq po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi.

“Vendosa të propozoj Ana Brnabiq si kryeministre në parlamentin e Serbisë,” u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Zgjedhja e Brnabiq duhet të kalojë për miratim zyrtar javën e ardhshme në parlamentin e Serbisë.

Vuçiq e quajti këtë vendim si ”të vështirë për t'u arritur, por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Brnabiq është aktualisht ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi.

Emërimi i saj në postin e ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre, komuniteti LGBT, është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781