INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Doganat lirojnë "dorën" për bizneset dhe qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 16-06-2017

Dy masa në favor të biznesit dhe qytetarëve janë marrë së fundi në lidhje me pagesat doganore dhe me borxhet, që kanë bizneset.
Këto lehtësira edhe pse jo në favor të qeverisë ulin shpenzimet e sipërmarrësve apo dhe qytetarëve e mbase kjo ka lidhje e me zgjedhjet, pasi disa masa janë të përkohëshme. Përfitimet e qytetarëve kanë të bëjnë me heqjen e tarifave doganore për mallra personale. Vlera e mallrave që nuk do paguajnë doganë pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit është 300 euro për çdo udhëtar në rrugë tokësore dhe 430 euro për çdo udhëtar  në rrugë ajrore ose në rrugë detare. Pra mbi këto shuma mund të paguhet doganë.
Ndërsa për biznesmenët ka lehtësira të tjera që kanë të bëjnë me kamatat e borxheve të prapambetura. Kamatën e borxhit nëse e shlyejnë brenda muajit korrik do ulet me 2,25% dhe pas këtij muaji ajo rritet sërisht e shkon 5.25%.
E këtu bëhet fjalë për ato biznese që kanë borxhe doganore për importe apo dhe gjoba të papaguara.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596