INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përplas furgoni, humb jetën 42 vjeçarja

E përplas furgoni, humb jetën 42 vjeçarja

Publikuar më: 10:55 16-06-2017

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 42-vjeçare në Këlcyrë. Aksidenti fatal ndodhi në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë. Shtetasja me iniciale A.J u përplas nga një furgon me targa AA227HN ndërsa kalonte rrugën.
Goditja ka qenë e fatale dhe për pasojë 42 vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Policia e Përmetit shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit, Dhimitër Bakollari 36 vjeç.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656