INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Seks online”, në pranga tutoria dhe 5 vajza [VIDEO]

“Seks online”, në pranga tutoria dhe 5 vajza [VIDEO]

Publikuar më: 09:16 16-06-2017

6 femra kanë përfunduar në prangat e uniformave blu të cilat ofronin “seks online”. Mësohet se Policia e kryeqytetit ka goditur një bazë prostitucioni viral, e cila ushtronte aktivitetin në Tiranë. Operacioni i koduar “Chat Line 2” ka çuar në pranga 6 femra, mes tyre dhe tutoria. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lire dhe tre vajza të tjera.
Sipas policisë, shtetasja L. B prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 njësi kompjuteri, 7 ekrane kompjuteri dhe 7 kamera për komunikime video online.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Të arrestuarat janë:
-L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
-J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
-E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
-K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
-I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
-E. A., 22 vjeçe (Neni 113)
Janë proceduar në gjendie të lire:
-Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
-E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
-K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014