INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prostitucion në grup për 50-100 euro, 6 në pranga e të tjerë në kërkim [VIDEO]

Publikuar më: 10:16 22-03-2017

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Free Time”, ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia thotë se është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e grupit kriminal, ndërsa në momentin e ndalimit ata jana kapur në flagrancë. Uniformat blu bëjnë të ditur se grupi kriminal në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.
Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj, dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.
Blutë kanë arrestuar shtetasit:
-M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)
-M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)
-D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)
-R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)
-K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë ,për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit”(Neni 300)
-D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)
Është proceduar në gjendje të lirë shtetësja:
-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë
Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447