INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Kur bëhemi me nerva me Thaçin flasim serbisht

Vuçiç: Kur bëhemi me nerva me Thaçin flasim serbisht

Publikuar më: 10:39 15-01-2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë publike disa detaje nga takimet e zhvilluara me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel. Gjatë një interviste dhënë  për “TV Pink”, lideri serb tha se në takimet ballë për ballë me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht. “Flasim në anglisht, ndërkohë që kur vjen afër ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiçi. Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt. “Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atij (Thaçit)… por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiçi.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262