INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi flet për marrëveshjen me Serbinë: Është momenti i duhur ...

Thaçi flet për marrëveshjen me Serbinë: Është momenti i duhur ...

Publikuar më: 20:00 23-12-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur se ky është moment i duhur për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. “Është momenti i duhur dhe historik që Kosova dhe Serbia gjatë një periudhe afatshkurtër të arrijnë marrëveshje historike të paqes për njohje reciproke si dy shtete fqinje”,u shpreh në një intervistë Thaçi.
Sipas tij, ky process ka mbështetjen e fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-ve.
“Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori John Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.”, theksoi presidenti Thaçi, raporton Ina.
I pyetur se marrëveshja a ka si bazë korigjimin e kufijve, presidenti Thaçi tha se “marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë të shumë aspekteve apo çështjeve të hapura, të cilat do t’i negociojë ekipi negociator i Kosovës.”
Sipas tij, roli i SHBA-ve do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces që do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe kjo marrëveshje duhet të bartet edhe me heqjen e vetos se Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe Kosova të përfitojë njohjen globale.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922