INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Më mirë të ulesha me një dreq për të biseduar sesa me Vuçiç

Thaçi: Më mirë të ulesha me një dreq për të biseduar sesa me Vuçiç

Publikuar më: 18:42 07-11-2018

Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “KosovaPress” e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.

Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçicc ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homologu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha uluar me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksandër Vuçiç, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës.

Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekip i përbashkët i Kosovës, të jemi të gjithë së bashku në tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, u shpreh Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006