INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Don’t F**K them'', statusi i saj ''çmendi'' rrjetin, ministrja Kumbaro vendos pikat mbi

''Don’t F**K them'', statusi i saj ''çmendi'' rrjetin, ministrja Kumbaro vendos pikat mbi "i": Krekosen në Facebook, por nuk...[FOTO]

Publikuar më: 19:33 07-11-2018

Postimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro para pak ditësh ku nxiste të rinjtë për të lexuar ka bërë bujë të madhe.  Mirela Kumbaro prezantoi Lëvizjen Kombëtare për Lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë në Shqipëri. Në kuadër të kësaj nisme Kumbaro postoi në rrjetet sociale një shprehje të huazuar nga regjisori dhe aktori amerikan John Ëaters dhe ishte pikërisht kjo shprehje që u komentua shumë në rrjetet sociale.
“We need to make books cool again. If you go home With somebody and they don’t have books, don’t fuck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books.”- shkruante Kumbaro në Twitter.

FJAG.png

 

Mirëpo Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme, reagoi sërish ditën e sotme duke shpjeguar edhe njëherë statusin që bëri shumë zhurmë.
Sipas saj, situata që u krijua nuk ishte aspak e qëllimshme dhe se postimi u përkthye gabim, duke u vulgarizuar. Kumbaro sqaroi se ajo vetëm ripostoi postimin e kolegut të saj dhe se në thelb kjo shprehje nënkupton që libri duhet të jetë pjesë e rëndësishme në jetën e të gjithëve.

“Ky ishte një moment episodik që unë bëra, ripostova një shkrim të një kolegut tim. Mesazhi që duhej përkthyer është se të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë në thelb edhe librin. E kemi thënë në forma nga më të ndryshme. Nuk ishte detyrimisht qëllimi im, por në forma të padëshiruara u vulgarizua. Ky epsiodi i fundit tregoi që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook.”, tha Kumbaro.

MRIE.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043