INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të arrihet në muajt e ardhshëm [VIDEO]

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të arrihet në muajt e ardhshëm [VIDEO]

Publikuar më: 14:26 19-12-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohon se arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të gjendet në muajt në vazhdim.
Në një deklaratë për media, në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perendimorë me zyrtarë të BE-së, Thaçi tha se SHBA-të, do të qëndrojnë pranë Kosovës dhe do ta përkrahin atë në këtë fazë të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Mesazhet e presidentit Trump duhet lexuar drejt dhe kuptuar mirë. Nuk kemi aleat më të mirë sesa SHBA-të, nuk e di kush duhet të flasë për Kosovën nëse nuk flasin SHBA-të. Gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të negociatave në Bruksel, e dinë se SHBA-të, janë shumë të përfshira në procesin e arritjes së marrëveshjes historike. Javët dhe muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë” tha Thaçi.
Presidenti bëri të qartë se nëse Kosova nuk angazhohet për arritjen e marrëveshjes do të duhet të paguante një çmimim të lartë.
“Këtë angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe BE-së nuk guxojmë si Kosovë ta humbim apo ta lëmë të kalojë sepse për ndryshe mund të paguahet çmim i lartë i mosinteresimit ndërkombëtar. Ne duhet të tregohemi lidership serioz, institucione serioze, shtet serioz, që merr vendime dhe që natyrisht ratifikohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës” deklaroi Thaçi.
Kreu i shtetit tha se themelimi i Ushtrisë së Kosovës ka marrë mbështetjen e vendeve më të fuqishme të botës.
“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është një punë e kryer, ka marrë mbështetjen më të fuqishme prej vendeve më të fuqishme të botës. Kam marrë një mbështetje edhe para fillimit të punës së seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe 8 vendeve të cilën publikisht me një deklaratë të përbashkët”-u shpreh Thaçi.
Takimi në Bruksel i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor mbahet me ftesë të Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në takim, do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0029230117797852