INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjerohet protesta, Durrësi i bashkohet studentëve të Tiranës

Zgjerohet protesta, Durrësi i bashkohet studentëve të Tiranës

Publikuar më: 11:39 15-01-2019

Edhe sot vijon protesta e studentëve të fakulteteve të Tiranës. Studentët e tre fakulteteve, Ekonomiku, Juridiku dhe Inxhinieria vijojnë ngujimin edhe natën. Fakultetet e tjera organizohen vetëm gjatë ditës. 

Sot protesta është zgjeruar pasi atyre të Tiranës i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.
Këtë të martë, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë zhvilluar një takim brenda universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor, ku kanë evidentuar problematikat dhe kanë arritur në konkluzionin për të vijuar protestën. Ata kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.
Ndërkaq, në Elbasan, një pjesë e studentëve prej ditës së djeshme janë në protestë, ndërsa pjesa më e madhe vijojnë mësimin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168