INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i studentëve: Janë ushtruar presione ndaj personave me aftësi të kufizuara që të mos dalin në protestë [VIDEO]

Denoncimi i studentëve: Janë ushtruar presione ndaj personave me aftësi të kufizuara që të mos dalin në protestë [VIDEO]

Publikuar më: 17:44 19-12-2018

Studentët që dalin në protestë janë më të pakët krahasuar me ditët e para. Për IN TV studentët prezentë në protestë para Kryeministrisë thanë se kjo ka ardhur dhe për shkak të presioneve, sidomos tek studentët me aftësi ndryshe.

“Fëmijët e personave me aftësi të kufizuara që ishin pjesë e protestës, edhe ata përfitojnë nga ligji, u është bërë presion me heqje KEMP-i që të mos vazhdojnë të dalin në protesta. Ka pasur edhe raste të tjera që janë munduar t’i “blejnë” për t’i tërhequr nga protesta”, tha një student për IN TV.

Ndërsa një ri i verbër që ka dalë çdo ditë në protestë, madje ka qënduar edhe natën, sqaron se shumë nga shokët e tij kanë lënë më mes universitetin.  “Personat e verbër e kanë pasur më të thjeshtë të ishin në auditore. Sot jemi në një numër shumë të vogël që arrijnë të hyjnë në fakultete. Ne sot flasim për 4-6 veta që mund të vazhdojnë një vit shkollor në rang kombëtar. Ky vërtetë është një turp sepse numri i të verbërve nuk është ulur”, shprehet i riu, student te Fakulteti i Shkencave Sociale.

Ndërsa takimet e kryeministrit Rama në autodioret e universiteteve studentët protestues që qëndrojnë poshtë zyrtës së tij, komentojnë në këtë mënyrë:  “Unë mendoj se është anë e mirë nga ana e kryeministrit që shkon dhe viziton universitetet, që të shikojë me sytë e tij se si është gjendja, që të fillojë dhe ai punën”, thotë një student.

“Kemi mbi dy javë që protestojmë që të mos kemi dialog dhe nuk e shoh se është me dëshirën e studentëve ajo pjesa e dialogut”, thotë një tjetër.

Studentët paralajmërojnë bojkot të pakufizuar të mësimit. Për këtë sot në protestë u firmos një deklaratë për bojkot edhe pas festave. Ata edhe sot bllokuan disa rrugë të kryeqytetit. Në mënyrë simbolike u ndalën për disa minuta edhe tek kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa nesër studentët do të protestojnë para Parlamentit, aty ku maxhoranca dhe opozita do të zhvillojnë seancën parlamentare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030858516693115