INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIDEO bëhet virale, ndodh zyrtarisht puthja e parë në buzë në 'Big Brother VIP Kosova'

VIDEO bëhet virale, ndodh zyrtarisht puthja e parë në buzë në 'Big Brother VIP Kosova'

Publikuar më: 19:30 23-11-2025

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, afërsia mes Dolce dhe Edit duket se po bëhet çdo ditë e më e dukshme. Sot, dyshja u panë duke biseduar së bashku në tualet, një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave dhe të ndjekësve.

Ajo që ra më shumë në sy ishin gjestet e vazhdueshme të afërsisë midis tyre, të cilat janë përshkruar nga fansat si të veçanta dhe të ngrohta, herë-herë me një dozë të lehtë sensualiteti, por gjithmonë me shaka dhe buzëqeshje.

Gjatë bisedës, Dolce fliste ndërsa Edi i vendoste dorën te qafa dhe e afronte, duke e puthur lehtë në ballë.

Por mbrëmja e ka çuar raportin e tyre në një tjetër nivel. Të dy banorët nuk janë përmbajtur më dhe kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në buzë, e cila është përshkruar si një moment mjaft pasionant.

Me këtë veprim, ata konfirmohen si romanca e parë e këtij edicioni, duke u kthyer menjëherë në kryefjalën e diskutimeve si brenda shtëpisë, ashtu edhe për publikun jashtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449