Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e spektaklit të shumëpritur Big Brother VIP 5. E sicc ndodh gjithmonë, deri sa të prezantohen të gjithë banorët, do të ketë shumë aludime se kush do jenë artistët që do bëhen pjesë e këtij formati.
E një ndër emrat më të lakuar së fundmi është ai i reperit të njohur FINEM.
Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh, ishte e ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’, ku ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e shoëbizit, si dhe thashethemet lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP”.
Pjesë nga intervista:
Finemi po përflitet se do të hyjë këtë edicion në “Big Brother VIP, ti si mendon?
E kishe dëgjuar edhe ti këtë? Edhe unë e kam dëgjuar… Finemi, ndoshta… Finemi… (qesh)
Besoj se do të jetë, ose Finemi ose dikush afër Finemit…
Afër Finemit, Solo?
Nuk thashë gjë unë, ti e the. Mund të jenë dhe të dy…








20 Nov 2025 





