INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu ‘hyn’ dhe në dasëm. Ku shkuan paratë?

Vettingu ‘hyn’ dhe në dasëm. Ku shkuan paratë?

Publikuar më: 15:44 07-05-2018

Askush nuk e ka menduar se paratë e hedhura në dasmë mund të bëhen objekt i Vettingut! Mund të duket e çuditshme por kjo është e vërtetë. Trupa Gjyqësore e Komisionit të Pavarur të kualifikimit ka kërkuar kasetën e dasmës së anëtarit të gjykatës kushtetuese Fatmir Hoxha, ndërsa vendimi për pastërtinë e figurës së tij pritet të jepet në 10 maj. Gjykata Kushtetuese zyrtarisht është jashtë funksionit. Pas nënshtrimit të procesit të Vettingut anëtarët e saj po largohen një e nga një. Pjesë e kontrollit të Vetingut ka qenë këtë të hënë anëtari i Kushtetueses, i cili ka zgjedhur të mungojë në këtë seancë dhe të përfaqësohet nga avokati i tij. Apartamenti i blerë në Tiranë, borxhet dhe kreditë janë pjesë e verifikimit nga komisioni, i cili pritet të shpallë vendimin për pastërtinë e Fatmir Hoxhës në 10 maj. Por e radhë në këtë seancë dëgjimorë ishte kërkesa e KPK për të sekuestruar kasetën e dasmës së Fatmir Hoxhës.
Julian Mertiri:
Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij. Mos u përqendroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit. Shuma është e justifikueshme, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive.
Dyshime janë ngritur dhe për apartamentin e anëtarit të kushtetuese Hoxha të blerë në tiranë, por avokati i tij ka një tjetër pretendim.
Julian Mertiri:
Është ende një borxh po shlyhet se bashku me një kredi që ai ka marrë nga shteti shqiptar dhe po e shlyen sipas kontratës përkatëse. Kredia është marrë sipas një VKM si një nga funksionarët e lartë dhe në atë kohë ishte i pastrehë dhe vinte nga qyteti i Shkodrës. Është dhënë miratimi nga kredidhënësi është banka e nivelit të dytë e cila ka vendosur dhe bllokimin përkatës të apartamentit deri në shlyerjen. Borxhi është marrë për të njëjtën arsye, është apartamenti dhe nuk ka pasuri tjetër dhe deri më sot është shlyer.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441