INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia pa qeveri, çfarë ndodh në korrik

Italia pa qeveri, çfarë ndodh në korrik

Publikuar më: 15:53 07-05-2018

Duket se për herë të tretë partitë politike në Itali nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një qeveri.

Në një takim të thirrur nga presidenti Mattarella krerët e partive poliktike kanë kushte kundrejt njëri-tjetrit.

Në një moment të tillë mund të formohet një qeveri tranzicioni dhe nëse kjo e fundit nuk pranohet nga parlamenti vendi në korrik sërish mund të shkojë në zgjedhje.

Di Maio i Lëvizjes 5 Yjet është gati të hyjë në koalicion me Lega Nord por pa Forza Italia të Berlusconi. Ndërsa Salvini i Lega Nord kërkon një qeveri të qendrës së djathtë.

Kujtojmë se edhe më parë ishte diskutuar  se në rast dështimi të negociatave, Mattarella mund të kërkojë një qeveri tranzicioni, kreun e së cilës ta përcaktojë ai vet, me qëllimin të zgjidhen çështje të mbetura pezull si buxheti i vitit 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0032451152801514