INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vendosën të martoheshin në fshehtësi të plotë në Maldive? Alban Skënderaj flet për herë të parë rreth këtij vendimi

Pse vendosën të martoheshin në fshehtësi të plotë në Maldive? Alban Skënderaj flet për herë të parë rreth këtij vendimi

Publikuar më: 16:05 23-06-2019

Pas 12 vitesh bashkë, çifti i njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj i kanë thënë zyrtarisht “PO” njêri-tjetrit. Larg syze të publikut dhe në fshehtësi të plotë dyshja është martuar më 7 Maj të këtij viti teksa ndodheshin me pushime ne Maldive. Në ceremoni ka qenë e pranishme edhe vajza e tyre Ameli tashmë 3-vjeçare.

Mirëpo, pse e mbajtën të fshehtë dasmën e tyre? Në një intervistë për Prive, Albani ka treguar se ai dhe Miriami nuk kanë dashur asnjëherë një dasmë madhështore, por sa më private, me njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ta. “Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz. E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur”,-është shprehur Albani.

 

 
 
 
View this post on Instagram

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO ... deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Article Logic
Execution time: 0.0029208660125732