INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na e kishin mbajtur të fshehtë! Miriam Cani sërish shtatzënë, ja momenti kur Albani jep lajmin e gëzueshëm! [VIDEO]

Na e kishin mbajtur të fshehtë! Miriam Cani sërish shtatzënë, ja momenti kur Albani jep lajmin e gëzueshëm! [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 20-06-2019

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të njohur e më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Prej vitesh ata kanë rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me këngët e shumta, por edhe me marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Romanca e tyre është bekuar edhe me një vajzë bukuroshe të quajtur Ameli, por së fundmi ata zgjodhën që ta thonë publikisht nga Prishtina lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen sërish prindër. Nga salla e madhe e “1 Tetorit” në Prishtinë, Albani dhe Miriami kishin menduar që t’i surprizonin fansat edhe me një lajm tjetër të bukur. Amelinë, shumë shpejt do ta bëjnë me motër ose vëlla.

Miriami dhe Albani janë çifti i surprizave dhe këtë e kanë treguar disa herë. Kështu ndodhi me shtatzëninë e parë, kështu ndodhi edhe me ceremoninë e martesës dhe njëlloj edhe për lajmin që këngëtarja e njohur dha dje në Prishtinë.

Në një video që ka nisur të shpërndahet me shpejtësi në rrjet, këngëtarja sapo ka dhënë lajmin dhe publiku ka shpërthyer në brohorima.

64756724_2369340516643400_7212971817818914816_n from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165