INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për Dritan Dajtin, ministrja Gjonaj: Skandal i papranueshëm e i patolerueshëm

Vendimi për Dritan Dajtin, ministrja Gjonaj: Skandal i papranueshëm e i patolerueshëm

Publikuar më: 14:13 10-02-2019

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilësoi skandal të papranueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. “Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut dua t’ju siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast por do të ndjekim të gjitha hapat me të gjitha mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, e mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveç përbuzjes së çdo qytetari të ndershëm”, tha ministrja.

Ajo paralajmëroi masa ndaj gjyqtarëve dhe tha se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Article Logic
Execution time: 0.00341796875