INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furtunë tek Hetimi Tatimor në Shkodër, Gjonaj: Të largohen drejtori dhe 21 inspektorë...

Furtunë tek Hetimi Tatimor në Shkodër, Gjonaj: Të largohen drejtori dhe 21 inspektorë...

Publikuar më: 14:56 07-11-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në prezantimin e rezultateve javore të luftës antikorrupsion, bëri me dije se është kërkuar largimi nga puna i drejtorit të Drejtorisë Tatimore në Shkodër.

Denoncimi i korrupsionit në portalin e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al ka shkaktuar furtunë të vërtetë në këtë drejtori.

Përveç largimit nga puna të drejtorit të këtij institucioni, ministrja bëri me dije se është kërkuar që dhe 21 inspektorë të tjerë të largohen nga puna. Gjithashtu janë dhënë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 1 përgjegjës sektori dhe 13 inspektorë të tatimit hetimor.

Pikënisja e hetimeve të Task Forcës Anitkorrupsion në Drejtorinë e Hetimit Tatimor siç thonë burime konfidenciale është bërë denoncimi me fakte dhe prova I një personi që nuk dihet ende nëse është apo jo biznesmen. Fill pas këtij denoncimi Task Forca Antikorrupsion ka ushtruar kontroll me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721