INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët “marrin në qafë” punonjësit e administratës, shkarkohen 46 punonjës

Qytetarët “marrin në qafë” punonjësit e administratës, shkarkohen 46 punonjës

Publikuar më: 14:29 15-04-2018

Kështu që ankohuni kur shikoni padrejtësi!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka deklaruar se në 5 muaj janë larguar nga detyra 46 punonjës të administratës, kryesisht punonjës të Hipotekave, të cilët nuk kanë kryer detyrën e tyre, apo kanë abuzuar me të. Ministrja Gjonaj u shpreh pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, janë marrë masat e duhura.

“Ankesat e qytetarë janë zgjidhur brenda 10 ditëve. Por jemi të vetëdijshëm se ka ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe t’i largojmë se bashku. Çdo kërkesë që ka lindur nga mos përgjegjshmëria e punonjësve të administratës, ka ndihmuar në largimin e tyre. Është kryer një analizë në këto muaj, që ka identifikuar punonjësit që kanë penguar zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve. Janë shkarkuar nga detyra 46 punonjës nga institucionet shtetërore, pjesa më e madhe e tyre në Hipoteka.

Është urdhëruar paralajmërimi për shkarkimin nga detyra për 18 punonjës të tjerë, të cilët në rast të një shkelje tjetër do të shkarkohen”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447