INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Marko Gjuriç. NATO vlerëson reagimin e Kosovës

Arrestimi i Marko Gjuriç. NATO vlerëson reagimin e Kosovës

Publikuar më: 15:10 15-04-2018

Dy javë pas arrestimit të Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi Marko Gjuriç, në Mitrovicën e Veriut, NATO reagon duke i dhënë të drejtë qeverisë së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vet mediet serbe, të cilat po vazhdojnë të merren me këtë rast. Agjencia e lajmeve serbe Beta i duke ju referuar burimeve brenda aleancës së NATO-s shkruan se reagimi i aleancës ishte se Gjuriç kishte hyrë pa leje në Kosovë më 26 mars, e si rezultat u arrestua.
“Gjuriç nuk ka vepruar në përputhje me procedurën e nevojshme për shkak se e ka dërguar kërkesën pas orës 17:00 të premten, atëherë kur zyrtarët shtetëror nuk janë në punë. Dhe lista e shoqëruesve të tij nuk ishte e plotë, që do të thotë procedura nuk është respektuar”, kanë thënë zyrtarët e NATO-s. Madje zyrtarë të NATO-s lavdëruan Policinë e Kosovës për veprimin profesional. “EULEX-i nuk ndërhyri si forcë e dytë, e as KFOR-i si forcë e tretë. Që tregon se kosovarët arritën ta zgjidhin situatën”, thonë burimet e Aleancës së NATO-s. Presidenti Hashim Thaçi këtu ka reaguar shpejt sepse ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një provokim kur u njoftua se Gjuriçi ka hyrë në veri të Kosovës”, ka shtuar ky burim. “Kosova është në rrugën e mirë për tu pjekur, sepse nëse KFOR-i do të ndërhynte nuk do të ishte në rregull. Kosova ishte në gjendje ta zgjidhte një situatë që ka kaluar në kufirin e saj”, thonë burimet. Por, zyrtarë të kësaj aleance, gjithnjë sipas Betës, kanë thënë se Policia në veri është dërguar pa lejen e KFOR-it. Sipas tyre, informimi i KFOR-it është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. “Për ndërhyrjen e policisë në Veri të Kosovës nuk ishte informuar KFOR-i, Kosova do të duhej të kërkonte leje pasi është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. NATO kërkon nga dy shtetet që t’i respektojnë këto marrëveshje”, thonë burimet e kësaj agjencie të lajmeve. Zyrtarë të kësaj aleance tutje ka thënë se në gjithë këtë rast mund të jetë e përfshirë edhe Rusia, që është e interesuar për destabilizim në Ballkan. Burimet nga Brukseli gjithashtu kanë kërkuar nga dy shtetet që ta vazhdojnë dialogun në Bruksel dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038971900939941