INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e Beogradit e cilësojnë “shpallje lufte” arrestimin e zyrtarit serb Gjuriç

Mediat e Beogradit e cilësojnë “shpallje lufte” arrestimin e zyrtarit serb Gjuriç

Publikuar më: 09:48 27-03-2018

Mediat në Serbi e kanë përshkruar ngjarjen e djeshme të arrestimit të shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, si “shpallje lufte” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të paktën kështu raportojnë edhe mediat në Kosovë.

Gazeta “Alo”, në numrin e sotëm shkruan: “Dramë në veri të Kosovës: Thaçi na shpalli luftë”.

“Informer” shkruan: “Dhunë e tmerrshme shiptare në krahinën jugore: E arrestuan Gjuriçin, paralajmërohet luftë në Kosovë”.

“Sulm nga Prishtina: Shqiptarët sulmuan në veri të Kosovës”, është titulli i “Novostit”.

“Blici” ndërkaq shkruan: “Njësia Speciale ROSU arreston Gjuriç, tensione në Kosovë”.

“Sulm nga ROSU në veri të Kosovës” është titulli i “Politika”.

E “Srpski Telegraf” shkruan thjeshtë: “Specialët shqiptarë arrestuan Gjuriç: Me shok-bomba sulmuan serbët”.

E përditshmja tjetër serbe “Danas” shkruan: “Me vendimin e autoriteteve të Kosovës që të mos lejojnë hyrjen e asnjë prej ministrave përkeqësohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës: Rriten tensionet në Mitrovicë, arrestohet Marko Gjuriç”.

Gjuriç u arrestua dje pas orës 17 në Mitrovicë teksapo zhvillonte një tubim. Atij, së bashku me një grup tjetër politikanësh serbë, u ishte refuzuar kërkesa për hyrje në Kosovë por ata e shkelen një gjë të tillë.

Situata në veri të Kosovës ka marrë tone dramatike, pas arrestimit të zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç sipas mediave të Kosovës serbet kanë protestuar dhe bllokuan disa rrugë me makina e kamionë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018260478973389