INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA-së thirrje Rusisë: Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Ambasada e SHBA-së thirrje Rusisë: Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Publikuar më: 10:38 27-03-2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj. Kërkesa e ambasadës së SHBA vjen në një kohë kur shumë shtete kanë dëbuar diplomatë rusë, pas sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia që ndodheshin në Britani.

Në deklaratën e publikuar edhe në faqen e FB të ambsadaës amerikanë në Tiranë SHBA i kërkon Rusisë t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, teksa i kujton se është anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943