INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur, edhe ne përgjigjemi

Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur, edhe ne përgjigjemi

Publikuar më: 09:31 27-03-2018

Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur edhe ne përgjigjemi.

Një ditë më parë shumë shtete të BE dhe jo vetëm përfshirë edhe Shqipërinë, SHBA, Kanadaja, Australia vendosën të dëbojnë disa diplomate rusë. Një vendim i tillë u mor për të mbështetur Britaninë e Madhe e cila akuzon Rusinë se ka helmuar me agjent nervor, ish-agjentin rus Skripal dhe vajzën e tij Julia. Edhe Londra vendosi të dëbojë më parë 23 diplomatë rusë. Rusia gjithmonë ka mohuar akuzat dhe si kundërpërgjigje ka dëbuar edhe ajo 23 diplomatë britanikë.

Por vetëm një ditë ‘pas luftës diplomatike’ dhe vendimit të shumë shteteve për të dëbuar diplomatët rusë, ka reaguar edhe Moska.

Ambasadori rus në SHBA u shpreh se e gjitha ishte planifikuar dhe se rasti i helmimit të ish agjentit ishte thjesht pretekst.

Ambasadori Anatoly Antonov ka dyshimet e tij lidhur me shpjegimin e Washingtonit për dëbimin e 60 diplomtëve.

‘E gjitha ishte planifikuar thjesht pritej moment i duhur për të vepruar’ u shpreh ai.

Ai paralajmëroi se sigurisht që Rusia do të kthejë përgjigje.

‘E vërteta gjithmonë do të dalë. Ne nuk do të biem pre e provokacioneve, por sigurisht do të ketë një përgjigje. Kundërshtarët tanë urrejnë të shohin një Rusi të fortë, e cila së fundmi ka treguar fuqitë e saj’ shtoi diplomati.

Edhe Ministria e Jashtme ruse shprehu protestën e saj lidhur me vendimin e shteteve të BE e Nato-s.

‘Vendimi i shumë vendve të NATO-s dhe Europës për të dëbuar diplomatët lidhur me helmimin e ish agjentit të dyfishtë ishte një akt provokativ dhe dëmton raportet ndërkombëtare si dhe hetimin për ngjarjen’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse e cila mohoi edhe një herë përfshirjen në ngjarje duke paralajmëruar se edhe ajo do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë.

'Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.
Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe.Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.' thuhet më tej në sqarimin e Ministrisë së Jashtme Ruse

Në total duke përfshirë dhe Britaninë dhe Australinë që dëboi dy diplomatë  janë dëbuar 138 diplomatë rusë. Sipas Australisë ata janë ata janë agjentë të pashpallur të Inteligjencës.

Shtetet që dëbuan një ditë më parë diplomatët rusë:

Anëtarë të BE

France - 4
Poloni  - 4
Gjermani - 4
Lithuania - 3
Republika Ceke - 3
Danimark - 2
Itali - 2
Spanjë - 2
Holandë - 2
Estonia - 1
Lituania - 1
Suedia - 1
Finland - 1
Rumania - 1
Kroacia - 1
Hungari - 1

Total: 33
Vendet Jo anëtare të BE

Ukraine - 13
Shqipëria - 2
Norvegjia - 1

Total: 16

Vendet e Amerikës, pjesë të NATO
US - 60
Kanada - 4

Totali 64

Shqipëria një ditë më parë dëboi Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuar nga Ditmir Bushati.

Ky veprim i Shqipërisë është në sintoni me atë të një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486