INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur, edhe ne përgjigjemi

Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur, edhe ne përgjigjemi

Publikuar më: 09:31 27-03-2018

Dëbimi i diplomatëve rusë,Moska: Ishte planifikuar, pritej çasti i duhur edhe ne përgjigjemi


Një ditë më parë shumë shtete të BE dhe jo vetëm përfshirë edhe Shqipërinë, SHBA, Kanadaja, Australia vendosën të dëbojnë disa diplomat rusë. Një vendim i tillë u mor për të mbështetur Britaninë e Madhe e cila akuzon Rusinë se ka helmuar me agjent nervor ish-agjentin rus Skripal dhe vajzën e tij Julia. Edhe Londra vendosi të dëbojë më parë 23 diplomatë rusë. Rusia gjithmonë ka mohuar akuzat dhe si kundërpërgjigje ka dëbuar edhe ajo 23 diplomatë britanikë.
Por vetëm një ditë ‘pas luftës diplomatike’ dhe vendiimit të shumë shteteve për të dëbuar diplomatët rusë ka reaguar edhe Moska.
Ambasadori rus në SHBa u shpreh se e gjitha ishte planifikuar dhe se rasti i helmimit të ish agjentit ishte thjesht pretekst.
Ambasadori Anatoly Antonov ka dyshimet e tij lidhur me shpjegimin e Washingtonit për dëbimin e 60 diplomtavëe.
‘ E gjitha ishte planifikuar thjesht piitej moment i duhur për të vepruar’ u shpreh ai.
Ai paralajmëroi se sigurisht që Rusia do të kthejë përgjigje.
‘ E vërteta gjithmonë do të dalë. Ne nuk do të biem pre e provokacioneve, por sigurisht do të ketë një përgjigje.Kundërshtarët tanë urrejnë të shohin një Rusi të fortë,e cila së fundmi ka treguar fuqitë e saj’ shtoi diplomati.
‘ Vendimi i shumë vendve të NATO dhe Europës për të dëbuar diplomatët lidhur me helmimin e ish agjentit të dyfishtë ishte një akt provokativ dhe dëmton raportet ndërkombëtare si dhe hetimin për ngjarjen’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse e cila mohoi edhe një herë përfshirjen në ngjarje duke paralajmëruar se edhe ajo do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë.

Shtetet që dëbuan një ditë më parë diplomatët rusë:

Anëtarë të BE

France - 4
Poloni  - 4
Gjermani - 4
Lithuania - 3
Republika Ceke - 3
Danimark - 2
Itali - 2
Spanjë - 2
Holandë - 2
Estonia - 1
Lituania - 1
Suedia - 1
Finland - 1
Rumania - 1
Kroacia - 1
Hungari - 1

Total: 33
Vendet Jo anëtare të BE

Ukraine - 13
Shqipëria - 2
Norvegjia - 1

Total: 16

Vendet e Amerikës, pjesë të NATO
US - 60
Kanada - 4

 

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559