INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbimi i diplomatëve nga Moska, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Përkeqëson marrëdhëniet

Dëbimi i diplomatëve nga Moska, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Përkeqëson marrëdhëniet

Publikuar më: 11:05 30-03-2018

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Rusia.

Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se ky vendim përkeqëson marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Edhe Shqipëria iu bashkua apelit të Britanisë së Madhe për reagim të fortë ndaj Rusisë, duke dëbuar dy diplomatë, Vladislav Filipov, atasheh ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Një ditë më parë kryediplomati rus Sergej Lavrov paralajmëroi se do ketë reciprocitet ndaj çdo shteti që dëboi diplomatët rusë.

Postimi i Ambasadës

 

use.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273