INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu ‘luftë’ trafikantëve: ‘Ndjej neveri! Ata duhet të arrestohen’

Donald Lu ‘luftë’ trafikantëve: ‘Ndjej neveri! Ata duhet të arrestohen’

Publikuar më: 11:11 30-03-2018

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ndodhet në një konferencë ku po diskutohet lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Lu i ka bërë thirje Qeverisë që të ushtrojë mbështetje për vajzat dhe gratë të cilat dalin nga kthetrat e trafikantëve

Ndër të tjera Ambasadori Amerikan u shpreh se ndjen neveri për drejtuesit e bandave të trafiqeve, siç i quajti ai. Ndërsa i bëri thirrje qeverisë të vazhdojnë të ofrojnë fonde në mbështje të projekteve për integrimin e grave dhe vajzave të trafikuara

“Ndjej neveri për drejtuesit. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të zbatojnë ligjin. E përgëzoj Shqipërinë që ka mirëpritur konferencën për të diksutuar trafikimin e fëmijëve. DASH e mbështet këtë. U bëjmë thirrje qeverive në rajon e veçanërisht në Shqipëri të vazhdojnë të ofrojnë fonde për strehëzat e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet jo vetëm politikisht por të dorëzojë fondet pa vonesa. Keni mbështetjen tonë”, u shpreh ambasadori Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939