INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Vendi yt! E ardhmja jote’,  Gjermania ofron para për të larguar emigrantët

‘Vendi yt! E ardhmja jote’, Gjermania ofron para për të larguar emigrantët

Publikuar më: 16:08 28-11-2018

“Vendi yt, e ardhmja jote” me një slogan të tillë Gjermania ka vendosur të tërheqë azilkërkuesit duke kërkuar që t’i kthejë ata në vendin e tyre të origjinës.

Përballë sfidës së emigracionit që ende shqetëson Gjermaninë Ministria e Brendshme me sa duket ka vendosur t’i japë drejtim kësaj çështje përmes një fushate reklamimi, e cila tenton të rrisë numrin e riatdhesimeve vullnetare.

Ministria, e udhëhequr nga aleati bavarez i kancelares Angela Merkel, Horst Seehofer, vendosi të joshë riatdhesuesit potencialë duke i kërkuar atyre të largohen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, duke ju ofruar një sasi parash.

Sipas mediave gjermane, në bazë të programit të ri ata mund të marrin deri në 3,000 euro.Reklama, të cilat janë vendosur në qytetet kryesore gjermane në mes të nëntorit, paraqesin një slogan motivues që thotë: “Vendi yt! E ardhmja jote!

Reklama gjithashtu u ofron atyre që “rrëmbejnë” mundësinë unike të rikthimit në atdhe para fundit të vitit 2018 një shpërblim, pasi qeveria gjermane do tu paguajë shpenzimet e tyre të qirasë në vendet e origjinës për vitin e ardhshëm.

Në këmbim, refugjatët duhet të tërheqin aplikimet e tyre për azil dhe të heqin dorë nga procedurat e mëtejshme ligjore për të qëndruar në Gjermani.

Masa e pazakontë është dukshëm e nxitur nga një rënie e shpejtë e këtij viti në kthimet vullnetare midis migrantëve dhe azilkërkuesve.

Mbetet për t’u parë nëse ministria do të arrijë diçka me këtë nismë, por tashmë ajo ka shkaktuar qartësisht një reagim të ashpër.

Njerëzit e zakonshëm nuk e vlerësojnë iniciativën, pasi shumë e kanë interpretuar ndryshe sloganin “Gjermania nuk është toka juaj dhe e ardhmja juaj nuk është këtu”.

Article Logic
Execution time: 0.0028791427612305