INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani kampione në punësim! Thyen rekordin historik…

Gjermani kampione në punësim! Thyen rekordin historik…

Publikuar më: 17:22 30-10-2018

Në Gjermani ka shumë pak të papunë. Ky shtet këtë vit rezulton me nivelin më të lartë të të punësuarve. Vetëm 2.2 milionë banorë janë të papunë që do të thotë më pak se 5%. Po lajmi i mirë nuk mbyllen këtu, pasi në një kohë kur Gjermania ka më pak të papunë se ndonjëherë më pare, ka ende vende pune të lira.
Agjencia Federale e Punësimit llogarit që krahasuar me muajin e kaluar, në tetor numri i personave që kanë gjetur punë është rritur me rreth 53.000. Ndërsa agjencia e punësimit ka regjistruar në tetor edhe 824.000 vende të lira të punës, rreth 44.000 më shumë se para një viti.
Gjermania ndërkohë po përpiqet të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Këtij qëllimi i shërben dhe legjislacioni i ri i emigracionit.
Pra Gjemania i jep hapësirë punonjësve të kualifikuar. Nga Shqipëria kanë shkuar kryesisht personel shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0040748119354248