Afrimiteti i krijuar mes Adionit dhe Fabjolës brenda “Ferma VIP” ka sjellë tensione të forta jashtë formatit, duke alarmuar familjarët e konkurrentes.
Vëllai i Fabjolës, Fabjoni, ka hyrë në fermë përballë saj, duke kërkuar që ajo të largohet nga programi dhe duke shprehur hapur shqetësimin për gjendjen familjare.
Fabjoni i është drejtuar motrës me tone të forta, duke i kërkuar llogari për vendimet e saj dhe duke e lidhur situatën brenda shtëpisë me gjendjen jashtë saj,
“A e di se ku je? E di kush jam? Çohu, fol, mos na i bëj më të vështirë. Kisha menduar të bëja një surprizë shumë të bukur, ashtu siç e meritoje para se të hyje këtu, të përkrahnim si familje. Po s’më dhe kohë, Ola, çfarë ndodhi? Mama nuk është mirë. Ti e di, Ola. Ti e di gjendjen e saj. Babi nuk është mirë. Çfarë ndodhi? Kush ishte kushti, kush ishte qëllimi? Kush do të ishte Ola? S’po të njohim më. Të ka ikur shkëlqimi i fytyrës. Të kanë ikur më batutat. S’po të njohim më. Nuk je më Ola. Kushti ishte të hyje Fabjola, të dilje Fabjola. Nuk jemi kundër dashurisë, por jo në këto kushte, në këtë mënyrë, në këto rrethana, jo pa respekt ndaj vetes. Qëllimi im i ardhjes sot këtu është për të të marrë, për të të çuar pranë njerëzve që të duan. Nuk po i respekton parimet. Çfarë do të bëhesh, pjesë e trekëndëshave? Po influencohesh shumë kollaj. Çfarë po jep, çfarë po merr”, i tha i vëllai Fabjolës.
Ai ka vijuar më tej duke i kujtuar se familja nuk është kundër lumturisë së saj, por sipas tij kundërshton mënyrën dhe rrethanat në të cilat po krijohet kjo lidhje me Adionin.
Pas këtij momenti emocional, Fabjola është parë e përlotur dhe e tronditur, duke kërkuar falje.
“Më fal! E humba. Më fal, ma bëj hallall. Nuk jam gati të vij në shtëpi,” është shprehur ajo mes lotësh, duke vendosi të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ferma VIP, por duke pranuar të shkëpusë marrëdhënien me Adionin.
Fabjola është rikthyer në dhomën ku ndodhej Adioni dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë.
“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, i tha Fabjola Adionit.
Pas këtij diskutimi, të dy vendosën që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë veçmas këtë aventurë brenda “Ferma VIP 3”, pas mesazhit të prerë të familjes së Fabjolës.








23 Apr 2026 





