INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i Admir Murataj: Organizatori nuk vritet, do i gjej shokët që e lanë në rrugë

Vëllai i Admir Murataj: Organizatori nuk vritet, do i gjej shokët që e lanë në rrugë

Publikuar më: 12:45 10-04-2019

Vëllai i Admir Murataj deklaroi për mediat se ai ka qenë një vegël, duke shtuar se organizatori nuk vritet dhe se nëse policia nuk i gjen shokët e të vëllait do t’i gjej vetë.

“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. Shokët do i gjejë policia, por do interesohemi t'i gjejmë edhe ne. Po s'i gjeti policia do t'i gjejmë me mënyrat tona.U tha se Admiri ishte organizatori, por organizator nuk vritet.

Tani na intereson të shohim se çfarë ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim”, tha Cen Murataj.

I pyetur se nëse i vëllai jetonte të Kamzë ai shtoi se prej dy vitesh nuk komunikonte me Admirin.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262