INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj dhuron 3 % të apartamenteve të reja në Tiranë, ja kujt do t’i jepen…

Veliaj dhuron 3 % të apartamenteve të reja në Tiranë, ja kujt do t’i jepen…

Publikuar më: 12:36 02-05-2019

Kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj është shprehur se 3 % e apartamenteve të reja që do ndërtohen do të jepen për strehimin e familjeve sociale.

Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjitha pallatet e reja do japin 3 % të ndërtimit për fondin e banesave sociale në Tiranë.

“Unë besoj që shtesa 3% ndërtesave të reja të vendosura në dispozicionin të fondit të banesave sociale e bën akoma më demokratik këtë proces. Besoj që jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet shumë shpejt, vitin tjetër ta fusim në aplikim”, tha Veliaj, në konferencën “Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri”.

Veliaj theksoi gjithashtu se hapja 7 mensave sociale është mundësi që çdo kush në Tiranë të mos vuaj për të ngrënë.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082