INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit: Të gënjyen sytë dje, ti do Mirin, jo Gimbon...

Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit: Të gënjyen sytë dje, ti do Mirin, jo Gimbon...

Publikuar më: 13:34 06-03-2026

Debatet mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa banori mëngjesin e sotëm po bënte kafen, ajo i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar që t’i gjejë ‘burrin’ Gimbon.

Por Rogerti shprehet se ajo doli jashtë për Mirin, jo për të kërkuar Gimbon. Sipas tij, Selin e ka mendjen te këngëtari dhe një gjë e tillë u kuptua nga sytë e balerinës gjatë mbrëmjes së kaluar kur ishin duke kurorëzuar “dashurinë e tyre”.

Rogerti e ka quajtur Selinën një aktore, ndërsa kjo e fundit është shprehur se banori i përket rrugës. Në debat është përfshirë dhe Miri, i cili e ka urdhëruar Rogertin t’i bënte një kafe.
“Ashtu mund të të puth edhe unë…”/ Selin i kthehet ashpër Rogertit: Do ta rras ndonjë turinjve, psikopat, ke probleme…
Pjesë nga debati:

Rogerti: Ja dhe nusja false, ja aktorja. Aktorja Selin.

Selin: Injorant, ordiner.

Rogerti: Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull, ja ku është këtu tek pullë. Pse? Sepse do Mirkon. Sytë dje nuk gënjyen.

Selin: S’po gjej burrin.

Miri: Do na bësh ndonjë kafe?

Rogerti: Patjetër, ‘kapo’ Miri.

Selin: Zari, zari, urgjent ma gjej burrin.

Rogerti: Ti e ke lënë mbrapa burrin.

Selin: Je ordiner, je njeri i rrugës, i përket rrugës. Ti dhe ajo tjetra. Ku është ajo tjetra?

 

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537